Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkon/ Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkon/ Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për vrasjen e ish-oficerit të policisë, Santiago Malko, në një seancë të shoqëruar me tensione të ashpra mes palëve. Gjatë seancës, i akuzuari Ilir Selmanaj ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në atentatin e gushtit të vitit 2019, duke deklaruar përpara togave të zeza: “Deklaroj që jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje.” Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të nënës së viktimës, e cila ka qenë e pranishme në sallë. Mes emocionesh të forta, ajo iu drejtua gjykatës me akuza direkte ndaj Selmanajt: “Ky më ka vrarë djalin! Të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta...