Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Avokati i ri i Ilir Metës, Bujar Musta, ka kërkuar në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme që të mos merret parasysh dëshmia e ish-ministrit të ndjerë, Dritan Prifti si dhe të mos përdoren si provë intervistat e dy personazheve, Vojsava Ismailaj dhe Ervis Mata, shkruan A2 CNN. “Vojsava Ismailaj e dha intervistën pas një sms që më dërgoi dhe unë refuzova ta takoj. Kam njoftuar me 5 janar prokurorin e përgjithshëm dhe nisi një çështje pasi zonja kishte lidhje me elemente destabilizues. Të pyetet si dëshmitare”, citohet të ketë thënë vetë ish-presidenti Meta. Ndërsa avokati i Monika Kryemadhit ka kërkuar që akti i ekspertimit financiar të shpallet i pavlefshëm dhe i papërdorshëm.