Italia pezullon Shengenin me Spanjën, urdhërohet mbyllja e kufijve detarë dhe ajrorë
Qeveria italiane ka ndërmarrë një hap të fortë në menaxhimin e sigurisë kufitare dhe flukseve migratore, duke njoftuar pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit për lëvizjen e lirë me Spanjën. Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar zyrtarisht mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me shtetin spanjoll. Ky vendim vjen si reagim ndaj zhvillimeve dhe informacioneve më të fundit të mbledhura nga autoritetet e sigurisë. Situata u analizua në detaje gjatë një mbledhjeje të posaçme të Komitetit për Imigracionin dhe Sigurinë Kufitare, e cila u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit në ambientet e Ministrisë së Brendshme, nën drejtimin e Ministrit Matteo Piantedosi. “Ministria e Brendshme ka urdhëruar mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me Spanjën. Vendimi u mor pas informacionit më të fundit të mbledhur, të analizuar...
Burimi:
javanews.al