Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”
Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit” Një armë zjarri është gjetur mëngjesin e sotëm në shëtitoren e qytetit të Sarandës. Bëhet fjalë për një pistoletë të tipit “Glock”, e cila është konstatuar e hedhur mes luleve në një nga lulishtet përgjatë shëtitores “Naim Frashëri”. Arma është pikasur në orët e para të mëngjesit nga efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës, të cilët kanë siguruar menjëherë vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas mbërritjes në vendngjarje, ekspertët dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet procedurale, ndërsa arma është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, për të identifikuar personin...
Burimi:
shkodraweb.com