FOTO/ Ja momenti i fundit i 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes misterioze
Një foto e siguruar së fundmi hedh dritë mbi momentet e fundit të 34-vjeçarit E. K., përpara se të humbte çdo kontakt me familjarët dhe të denoncohej si i zhdukur. Sipas hetimeve të deritanishme, i riu është parë për herë të fundit teksa hynte në një ambient që tashmë është kthyer në qendër të verifikimeve të grupit hetimor. Pikërisht nga ky vend, sipas dyshimeve të autoriteteve, ai nuk ka dalë më vetë. Zbardhja e lëvizjeve të fundit të 34-vjeçarit ka çuar hetuesit në identifikimin e Armand Shakajt, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka mbajtur peng të riun. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit...
Burimi:
syri.net