E kaluara e errët e Kristjan Sterjos që vrau shokun e fëmijërisë! Zbulohen pamjet që i filmuan miqtë pas lirimit për plagosjen me thikë (VIDEO)
Detaje të reja janë zbardhur nga e kaluara e autorit të dyshuar Kristjan Sterjo, që akuzohet se vrau shokun e tij të fëmijërisë për motive xhelozie, pasi pretendon se ushtaraku Johan Zuko, ish-futbollist i akademisë së Skënderbeut i kishte ngacmuar të dashurën. Kristjan Sterjo u arrestua kohë më parë për një plagosje me thikë, ndërsa zbulohet se shokët e tij vendosën ta prisnin jashtë institucionit të sigurisë me telefonat në dorë. Madje e filmuan teksa dilte i buzëqeshur pas përballjes me forcat e rendit dhe videon e publikuan në rrjetet sociale. Por nuk ishte vetëm videoja që ra në sy. Në sfond kishin vendosur një këngë, ku dëgjohet fraza: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.” Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit pas...
Burimi:
javanews.al