Zjarri në Mallakastër ende i rrezikshëm, ushtria ndërhyn përsëri me helikopter nga ajri për të shuar flakët!

Zjarri në Mallakastër ende i rrezikshëm, ushtria ndërhyn përsëri me helikopter nga ajri për të shuar flakët!

Vatra e zjarrit në zonën e Mallakastrës mbetet ende aktive dhe e rrezikshme edhe ditën e sotme (9 gusht). Situata më kritike raportohet në afërsi të fshatit Drenije, e cila po monitorohet nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit dhe ndërhyhet nga ajri dhe toka. Për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ka nisur ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterit të ushtrisë. Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa ndërhyrja ajrore pritet të ndihmojë në shuarjen e zonave ku aksesi nga toka është i vështirë.