Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

Dhunonte me rrip pantallonash familjen prej 6 vitesh, arrestohet shqiptari në Itali! Djali tenton të mbrojë nënën, por përfundon në spital

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banor i Riminit në Itali, u arrestua në flagrancë nga karabinierët me akuzën e dhunës së rënduar në familje, lëndimeve personale dhe kërcënimeve ndaj gruas së tij dhe djalit 22-vjeçar, me të cilin jeton. Sipas botimit lokal të ‘Il Resto del Carlino’ dhe Corriere Romagna, oficerët ndërhynë më 5 gusht në një hotel në Viserbella, të thirrur urgjentisht nga djali gjatë një grindjeje. Atje, ata e gjetën burrin, të dehur, duke i kërkuar para gruas së tij për punën si punëtore shtëpiake në qershor dhe korrik. Burri fillimisht u përpoq të hidhte një biçikletë drejt makinës së një klienti, pastaj e goditi të birin me grusht në fytyrë , i cili i kishte dalë në mbrojtje nënës së tij, duke...