Foli me emra për mafien shqiptaro-italiane, 4 të arrestuar pas vendosjes së tritolit ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci
Në orët e para të mëngjesit, në provincat e Napolit dhe Avellino-s, oficerët e Karabinierëve nga Komanda Provinciale e Romës, të ndihmuar nga oficerë nga Komandat Provinciale kompetente, ekzekutuan një masë paraprake (3 në burg dhe 1 nën arrest shtëpiak) të lëshuar nga gjyqtari hetues i Romës me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia për sulmin me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci. Urdhri ka të bëjë me katër të dyshuar, nën akuza të ndryshme, për posedim, mbajtje në një vend publik dhe përdorim të një pajisjeje shpërthyese, kërcënime dhe dëmtime. Këto krime rëndohen nga përfshirja e më shumë se pesë personave dhe natyra mafioze e krimit. Masa rrjedh nga hetimet e Njësive Hetimore të Romës dhe Frascatit pas vendosjes së bimbës pranë banesës së gazetarit...
Burimi:
syri.net