Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq një avokate dhe një përkthyese, të cilat akuzohen për falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve, ato dyshohet se kanë falsifikuar një vendim gjykate shqiptare dhe një vendim gjykate nga Greqia. Dokumentet janë përdorur më pas në Gjendjen Civile në Fier. Me këto dokumente të rreme, dyshohet se është tentuar të bëhet një divorc dhe më pas të lidhej një martesë e re me të njëjtin person. Konkretisht, që shtetasi F.H. të paraqitej si i divorcuar ligjërisht, sikur martesa e tij të ishte zgjidhur me vendim gjykate. Pas krijimit të këtij statusi të rremë të divorcit, dyshohet se është synuar që të bëhej një martesë e re në mënyrë zyrtare, duke përdorur këtë situatë si bazë për ndryshimin e gjendjes civile...
Burimi:
syri.net