Eralbi Breçani mbetet në qeli pas ekstradimit nga Spanja

Eralbi Breçani mbetet në qeli pas ekstradimit nga Spanja

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit te policisë Erzen Breçani, i ekstraduar disa ditë më parë nga Spanja. Ai akuzohet nga SPAK për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga komunikimet e zbardhura ne SKY ECC Eralb Breçanit akuzohet si pjese e grupit kriminal bashkë me Ergys Dashin ( i vrarë në ekuador) dhe Ervin Matës. Ai akuzohet për episodin e sasisë prej 446 kg kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin. Ndërkohë Ervin Mata mbahet i arrestuar në Brazil dhe pritet të ekstradohet në muajt ne vijim