EMRI/ U aksidentua në punë, ndërron jetë shqiptari 27-vjeçar në Itali
Punëtori 27-vjeçar nga Gemona vdes pas 4 ditësh agoni. Viktima u përfshi në një aksident në punë në provincën e Padovës. Ai është me origjinë shqiptare. Nga Cesare Arcolini, UDINE TODAY Pas katër ditësh shpresash të kota, më 30 qershor, në spitalin e Padovës, ndërroi jetë Florian Cani, një punëtor shqiptar 27-vjeçar. Ai ishte aksidentuar më 26 qershor në rrugën Via Gorghizzolo, në Due Carrare (provinca e Padovës), kur u shtyp nga një shtyllë druri e telekomunikacioneve që ra mbi të. Si pasojë e goditjes, ai humbi menjëherë ndjenjat. Floriani u transportua me helikopter drejt spitalit, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive dhe iu nënshtrua të gjitha trajtimeve të nevojshme. Megjithatë, mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe më 30 qershor konstatuan vdekjen e...
Burimi:
syri.net