EMRI/ Njerku plagos me thikë 18-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

EMRI/ Njerku plagos me thikë 18-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë dëmtime në kokë. Burime për SYRI-n mësojnë se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18 vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit Niko Baka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.