EMRI/ Kërcënoi punonjësen pas shkarkimit nga detyra, ish drejtori i Shkodrës përjashtohet nga radhët e policisë
Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit. Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, ndërsa ndaj tij u zhvillua një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pasi u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës. Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur...
Burimi:
syri.net