Emrat/ “Mos e lër makinën këtu”, sherr me sende të forta në Tiranë mes disa personash, deri më tani tre të arrestuar
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Frosina Plaku” e njohur si zona e “Ish-Parkut”, ku disa persona u përfshinë në një konflikt me sende të forta dhe mjet prerës. Policia njofton se ka arrestuar 3 persona: Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë është shpallur në kërkim një 17-vjeçar dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 33-vjeçar. Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”. U konfliktuan me sende të forta dhe mjet...
Burimi:
ntv.al