EMRAT/ Kultivuan lëndë narkotike, kapen në flagrancë 2 të rinj në Skuraj

EMRAT/ Kultivuan lëndë narkotike, kapen në flagrancë 2 të rinj në Skuraj

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, në fshatin Skuraj të Lezhës pasi gjatë kontrolleve iu gjetën bimë kanabisi të kultivuara, të cilat u asgjësuan përmes djegies. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Ndaj Alfons Halili 25 vjeç, dhe Seldi Tafa, 19 vjeç, kanë nisur hetimet. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni i koduar “Vigjilenca 3”, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen 2 autorët e dyshuar të rastit, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike, në fshatin Skuraj. Në kuadër të kontrolleve intensive që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe...