EMRAT/ Aksidenti tragjik në Cërrik-Mollas, identifikohen viktimat
Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas. Mësohet se nga përplasja e fortë mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Aksidenti ka qenë i rëndë, ku si pasojë e përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge dhe të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
Burimi:
syri.net