Ekzekutimi i biznesmenit/ Shoqërohen disa persona, policia sekuestron 3 automjete

Ekzekutimi i biznesmenit/ Shoqërohen disa persona, policia sekuestron 3 automjete

Policia ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur në Sarandë ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës ka sekuestruar tre automjete që dyshohet se janë përdorur nga persona që kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Hetimet kanë dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se autori është identifikuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Vlorës, pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje më të plota mbi operacionin dhe ecurinë e hetimeve. Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e autorit dhe zbardhjen...