Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në komunën e Istogut. Rasti ishte kthyer në rishqyrtim nga Gjykata Supreme, por Themelorja e ka shpallur sërish fajtor të akuzuarin. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 shtator 2023, Bajroviq akuzohet se, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtime, arrestime, tortura, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të popullsisë civile shqiptare, si dhe në plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth gjatë luftës në Kosovë. Bajroviq...
Burimi:
syri.net