Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit, reagon policia

Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit, reagon policia

Policia ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e rëndë, ku një efektiv i dha fund jetës me armën e shërbimit. Sipas bluve, efektivi 30-vjeçar me iniciale I.S e ka kryer aktin e rëndë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts “Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie. Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.