E trishtë: Humb jetën 19-vjeçari në aksidentin pranë Fushë Vërrisë

E trishtë: Humb jetën 19-vjeçari në aksidentin pranë Fushë Vërrisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e Delvinës dhe komunitetin e Lazaratit. Orest Mahmutaj, 19 vjeç nga Lazarati, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pranë fshatit Fushë Vërri, në aksin Kardhiq–Delvinë.     Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër ka pësuar dëmtime të shumta materiale.   Për fat të keq, 19-vjeçari Orest Mahmutaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.   Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë...