E rëndë në Vlorë, 29-vjeçarja mbytet në plazhin e Porto Novos, ja detajet e para
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një 29-vjeçare, e identifikuar si Afërdita Xhilaj, ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, e reja është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit të Vlorës. Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas do të dërgohet në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka nisur veprimet hetimore dhe po merr në pyetje banorë e pushues që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes. Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi...
Burimi:
syri.net