E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…
Burimet nga Spitali i Traumës konfirmojnë për ABC News se efektivi që mbeti i plagosur në Berat, Arsen Toska, është koshient dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. 20-vjeçarit po i kryhen të gjitha ekzaminimet, ndërsa mjekët thonë se ai ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 45-vjeçar, i cili është konfliktuar me punonjësin e Policisë dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit efektivit dhe e ka plagosur.
Burimi:
javanews.al