E konfirmon ADN-ja! Trupi i gjetur në humnerë i përket Eglant Koçit, familjarët pritet të tërheqin trupin nga morgu
Ekspertiza e kryer ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur pak ditë më parë në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit i përket Eglant Koçit, i cili ishte zhdukur që prej datës 4 qershor. Identifikimi përfundimtar është bërë përmes analizës së ADN-së, duke u bazuar në krahasimin me profilin gjenetik të nënës së tij. Edhe pse më herët ajo kishte deklaruar se trupi në gjendje të avancuar dekompozimi i përkiste djalit të saj, pasi e kishte njohur nga një shenjë dalluese në trup, ekspertiza shkencore e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin. Pritet që trupi i 34-vjeçarit të tërhiqet nga morgu nga familjarët për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Sipas hetimeve paraprake, Eglant Koçi dyshohet se është vrarë me një plumb në kokë nga shoku...
Burimi:
vizionplus.tv