Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, humbin jetën dy persona
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin në një përplasje frontale, duke shkaktuar pasoja fatale. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka “fluturuar” jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin...
Burimi:
ntv.al