Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh
Një incident serioz që rrezikonte jetën e nxënësve është parandaluar në kohë nga Policia në zonën e Cërrikut, pas një sinjalizimi të bërë nga një qytetar. Ngjarja është regjistruar këtë të martë, më 5 maj 2026, kur në sallën operative është raportuar se një drejtues mjeti, i identifikuar si Sazan Gjolena, po transportonte pasagjerë dhe nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh, ndërsa dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me patrullën e Postës së Policisë Belsh, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e mjetit tip “Benz Sprinter” në aksin Belsh–Gjolene. Gjatë kontrollit, në automjet u konstatuan 13 nxënës, ndërsa drejtuesi iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv në dy matje të njëpasnjëshme, me...
Burimi:
javanews.al