Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty seanca që pritej të zhvillohej këtë të enjte, më 16 prill, për dosjen “5D”, me të pandehur, Redi Mollën, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato, ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës që kanë përfunduar në qeli për krijimin e një skeme korruptive duke përdorur fondet e bashkisë. Ata akuzohen për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në sallën e gjyqit mungojnë dy të pandehurit, Redi Molla dhe Taulant Tusha, ndërsa është garantuar prezenca e tyre nga avokatët respektivë. Gazetarja e Klan News Glidona Daci, raporton se seanca u shty për në datën 30 prill, ora 9:00. Kjo sepse avokatja mbrojtëse e njërit prej të përfshirëve në këtë dosje, nuk ishte e pranishme...
Burimi:
javanews.al