‘Do e drogojmë Evropën’ Milionat e kokainës në hotele luksi në bregdet dhe Tiranë! Fituan para dhe nga rindërtimi e kompani sigurie

‘Do e drogojmë Evropën’ Milionat e kokainës në hotele luksi në bregdet dhe Tiranë! Fituan para dhe nga rindërtimi e kompani sigurie

Hetimi më i fundit i prokurorisë së posaçme zbuloi një rrjet tjetër të stërmadh të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me bazë në Elbasan, ku dhjetëramiliona euro u investuan në ndërtim, në turizëm e tregti, ose thjesht u fshehën në muret ndarëse të apartamenteve që bliheshin posaçësisht për këtë qëllim. Nga Gjergj Erebara - BIRN* Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 milionë lekë. Problemi është se makina ishte blerë më herët për 900 mijë lekë dhe, sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët nga regjistri i udhëtimeve ndërkufitare, vijoi të përdorej nga Aliu edhe pas shitjes së supozuar. Prokurorët thonë se transaksioni, dukshëm i pavërtetë, ishte pjesë e një...