Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Zjarr në zonën e fshatit Hoshtimë, të njësisë administrative Qendër në Vlorë. Nga flakët është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, ndërsa janë djegur edhe disa rrënjë ullinjsh. Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit, ndërsa era nuk po i ndihmon ato në neutralizimin e flakëve.