I quajti “tufë budallenjsh”, Gonxhja sqaron deklaratën për protestuesit: E kisha për të dhunshmit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka sqaruar deklaratën e tij, ku i cilësoi si “tufë budallenjsh” disa protestues, duke theksuar se nuk i është referuar të gjithë pjesëmarrësve në protesta, por vetëm atyre që ushtrojnë dhunë. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gonxhja u shpreh se termi ishte përdorur për personat që, sipas tij, bllokojnë hyrjet dhe gjuajnë me gurë, duke e deformuar natyrën e protestës. “Duhet ta sqarojmë. Unë kam folur shumë qartë, 25 deri në 100 vetë që gjuajnë me gurë dhe bllokojnë hyrjen, kur luajnë mendsh, gjuajnë me gur dhe e shkelin atë që është natyra e protestës, kthehen në të dhunshëm, ata të dhunshmit kam cilësuar siç the (tufë budallenjsh)”, tha ministri....
Burimi:
javanews.al