Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër ditën e sotme nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Postribë të Shkodrës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët e saj të mitur. 24-vjeçarja Bleona Çobaj dhe dy fëmijët e saj (me mbiemër Çela), të moshës 1 dhe 3 vjeç humbën jetën pasi banesa e vjetër u përfshi nga flakët. Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:10, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët. Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur...
Burimi:
javanews.al