Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Anthony Fauci, ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në SHBA, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve mbi origjinën e COVID-19 gjatë një seance dëgjimore në Kongres, duke ushtruar të drejtën e Amendamentit të Pestë të Kushtetutës amerikane, që i lejon të mos japë dëshmi që mund ta vetëinkriminojë. Gjatë dëshmisë së tij, Fauci akuzoi senatorin republikan Rand Paul për një “obsesion të pabalancuar” ndaj tij, duke thënë se thirrja para komisionit kishte si qëllim ta detyronte të bënte deklarata që do të mbështesnin akuzat publike të senatorit. “Kam dëshmuar më shumë se 200 herë para Kongresit gjatë 38 viteve në krye të institutit dhe gjithmonë kam respektuar mbikëqyrjen parlamentare. Por komentet shpifëse, kërkesat e vazhdueshme për ndjekjen time penale dhe publikimi i ditarit...