“Italia dashuria e jetës sime, shpresoj që tifozët të më falin”, Mancini e nis me tone të buta rikthimin tek “Axurrët”

“Italia dashuria e jetës sime, shpresoj që tifozët të më falin”, Mancini e nis me tone të buta rikthimin tek “Axurrët”

Në konferencën e parë për shtyp, pas rikthimit në krye të stolit të Italisë, Roberto Mancini ka kërkuar falje për largimin e tre viteve më parë dhe ka zbuluar pse erdhi ai vendim. “Doja t’ju kurseja telashe, pasi imagjinoj se të gjithë po kërkoni të bëni të njëjtën pyetje. Ajo që ndodhi tre vjet më parë ishte mungesa e komunikimit midis Presidentit Gabriele Gravina dhe meje, sepse nëse do të kishim folur ballë për ballë, do të kishte shkuar ndryshe”, tha Mancini. 61-vjeçari e pranon se largimi nga Italia ishte një gabim dhe keqkuptim i madh për të cilin pendohet. “Është si të humbasësh dashurinë e jetës tënde. Do të përpiqem ta bëj ekipin të luajë aq mirë sa tifozët të më falin”, shtoi Mancini....