Dhunuan protestuesit në Zvërnec, u hiqet licenca e policisë private ‘Myrto Security 1.3A’ dhe ‘Major Security’

Dhunuan protestuesit në Zvërnec, u hiqet licenca e policisë private ‘Myrto Security 1.3A’ dhe ‘Major Security’

Iu hiqet licenca 2 subjekteve ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”  të cilët ishin kontraktuar nga  shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k dhe paraditen e 30 majit  dhunuan disa qytetarët të cilët ishin mbledhur për të protestuar pranë vendit ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorit. Policia informon se vijojnë intensivisht hetimet e plota me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive në lidhje me veprimet dhe mosveprimet përgjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026, në Portonovë, Zvërnec, si dhe për ligjshmërinë e subjekteve private për sigurinë fizike që janë kontraktuar nga pronari, për ruajtjen dhe sigurinë fizike të pronës në Portonovë, Zvërnec.  “Në vijim të veprimeve administrative të kryera nga Departamenti për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet...