Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë
Një 31-vjeçar është arrestuar në Delvinë, pasi dyshohet se dhunoi një punonjës të OSHEE-së dhe i vodhi automjetin e kompanisë. Në pranga ra Hodo Zervoi, banues në fshatin Vanë, i cili u lokalizua dhe u kap nga policia pak orë pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i OSHEE-së. Sipas policisë, automjeti i marrë u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim të urdhrit të prokurorit. Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjet edhe një armë e ftohtë, thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u...
Burimi:
syri.net