Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz/ Ardian Baloshi u qëllua me plumb në kokë, autori tentoi të hiqte qafe edhe shokun e tij

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, ku mbeti i vrarë Ardian Baloshi. Viktima u qëllua për vdekje nga autori ende në kërkim Sadik Llani. Mësohet se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, teksa viktima është qëlluar me 1 plumb në kokë, në rrugën “Dervish Luzha”. Autori ka gjurmuar edhe shokun e Ardian Baloshit por nuk e kanë kapur plumbat. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë apel për bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Sipas policisë, personi i shpallur në kërkim është Sadik Llanaj, i cili konsiderohet i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij, autoritetet kanë vënë në dispozicion një shpërblim...