Detaje nga grabitja në bankë/ Autori ndoqi qytetaren, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një të moshuar e cila ishte nisur drejt bakës për të depozituar para. Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë. Ai ka qenë i pajisur me kokore, dhe menjëherë pas grabitjes është larguar pa me një skuter. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Burimi:
opinion.al