Detaje nga djegia e katër betoniereve në Vlorë, policia sekuestron kamerat e sigurisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës, rreth orës 02:30, në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune. Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ngjarja ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Efektivët e policisë dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të kantierit, me qëllim sigurimin e pamjeve që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin...
Burimi:
syri.net