Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Një aksident i rëndë është regjistruar në një minierë kromi në zonën e Tërnovës së Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar gjatë procesit të punës. Viktima është identifikuar si Ilir Kalaveri, banues në Burrel, i cili punonte si minator/brigadier në subjektin privat që menaxhon aktivitetin minerar. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga masivi i kromit. Forcat e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Pjesë e verifikimeve do të jenë edhe kushtet e sigurisë në punë, si dhe dokumentacioni dhe procedurat e kompanisë që administron minierën. Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e...