DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë
Një 45-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, teksa po shkonte në punë. Viktima, Valter Lleshi, u gjet pa shenja jete rreth orës 07:10, brenda automjetit të tij tip “Toyota”, në fshatin Shkorret, përgjatë rrugës Reps–Spaç. 45-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, duke marrë plagë të shumta, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja, ndërsa trupi i pajetë u konstatua nga një punëtor tjetër, i cili po shkonte në punë dhe njoftoi menjëherë policinë. Në zonën ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson punën e hetuesve. Ndërkohë, policia po kryen kontrolle intensive, edhe me qen gjurmues, në kërkim të provave që mund të...
Burimi:
javanews.al