Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Greqi, momenti i përplasjes që i mori jetën nënës dhe djalit shqiptar
Pamjet nga aksidenti i rëndë që tronditi zonën e Serres në Greqi kanë dalë në publik, ndërsa një video e regjistruar nga kamera e kamionit ka kapur momentin e përplasjes fatale mes dy automjeteve. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën nacionale Amfipoli–Drama, pranë Paleokomit, ku humbën jetën një 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare. Sipas raportimeve nga mediat greke, në aksident u përfshinë një automjet tip “Volkswagen” dhe një kamion. Përplasja ballore ishte aq e fortë sa dy personat që udhëtonin në makinën e vogël nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti drejtohej nga 21-vjeçari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej nëna e tij. Ata ishin nisur herët në mëngjes për të...
Burimi:
ntv.al