Ç’po ndodh me dosjen e SPAK për Zvërnecin? Nga sekuestrimi 195 milionë dollarëve, te tre veprat penale që po hetohen
Çështja “Zvërneci” është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për tre vepra penale “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”. Deri në këtë fazë, nuk ka persona në hetim, por po kryhen veprime mbi bazën e këtyre tre veprave penale. Referuar materialit që gazetarja Alketa Shaba ka siguruar për ABC News, SPAK thotë se në dinamikë të hetimit, janë vënë re lëvizje dhe transaksione financiare të dyshimta në fund të vitit 2025 deri gjatë vitit 2026. Këto të dhëna pasqyrohen në vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për lejimin e ushtrimit të 10 kontrolleve në kuadër të këtij procedimi penal, kërkesë e cila zbriti nga SPAK disa ditë më parë. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar që çështja është në hetim, por nga ana...
Burimi:
javanews.al