Çfarë po ndodh në Zvërnec? Zjarri përfshin pyllin me pisha shumëvjeçare

Çfarë po ndodh në Zvërnec? Zjarri përfshin pyllin me pisha shumëvjeçare

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së dielës Pyllin e Sodës, pranë zonës së Petroliferës në Vlorë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha shumëvjeçare dhe fidanë të rinj të mbjellë gjatë viteve të fundit. Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarri u raportua fillimisht si i menaxhueshëm, por brenda pak minutash flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e bërë shumë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Në terren ndodhen forcat e policisë dhe efektivët zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave, ndërsa rruga pranë zonës është bllokuar pjesërisht dhe qarkullimi i automjeteve kryhet vetëm në një korsi. Dëshmitë nga vendngjarja flasin për një situatë alarmante, me dhjetëra e qindra pisha të përfshira nga...