Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Turistë aventurierë nga Çekia kanë zgjedhur lumin Shkumbin dhe natyrën shqiptare për të kaluar pushimet e tyre mes packrafting, kampingut dhe eksplorimit të zonave malore. Grupi i turistëve, që prej rreth 10 vitesh viziton Shqipërinë, këtë herë po zhvillon një aventurë me “packrafting” përgjatë lumit, duke përshkuar segmente deri në 20 kilometra. “Do të qëndrojmë dhjetë ditë në Shqipëri dhe katër ditë në Maqedoni. Këtu do të lëvizim me pacrafting maksimumi deri në 20 kilometra. Niveli i ujit është rritur pas shiut, kështu që nuk do të vazhdojmë, është zonë e vështirë, ka shumë, shumë gurë. Në Shqipëri unë kam qenë në lumenjtë: Kir, Shalë, Fan i Madh, Fan i Vogël, Drin i Bardhë, Drin i Zi, Korab (lart në Korab), Maja e Jezercës.”Turistët çekë...