Burri dhunon gruan e tij 73-vjeçare, e moshuara në gjendje të rëndë në spital
Kronikë E Shtunë, 27 Qershor 2026 18:04 Një e moshuar nga Pogradeci është dhunuar rëndë nga i shoqi. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë, ndërsa 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com