Bulqizë/ Zjarri përfshin malin mbi Vajkal, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë. Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, pranë njëra-tjetrës, duke ngritur dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni i vështirë malor ka penguar ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa situata vijon të paraqesë vështirësi për izolimin e flakëve. Në zonë ndodhen punonjës të Bashkisë Bulqizë, shërbimit zjarrfikës dhe të pyjores, të cilët po punojnë për kufizimin e përhapjes së zjarrit. Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm, pasi dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.
Burimi:
syri.net