Bulqizë/ Plagoset një person, autori mendoi së qëlloi kafshët që po i dëmtonin të mbjellat, por më pas zbuloi se…

Bulqizë/ Plagoset një person, autori mendoi së qëlloi kafshët që po i dëmtonin të mbjellat, por më pas zbuloi se…

Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal, të Bashkisë Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, A. Çupi ka konstatuar se kishte plagosur një person. I plagosuri 57-vjeçar Naxhi Bici, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për...