Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një zonë malore, e cila ndodhet pranë fshatrave Zminec dhe Karroq, në bashkinë Finiq. Bëhet me dije se fakët kanë rënë në një territor me bimësi, ndërsa tymi ka mbuluar zonën. Terreni i vështirë malor po e bën gati të pamundur ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrfikëse, të cilat do të mundësonin shuarjen e tyre. Nëse favorizohet nga era e fortë, zjarri mund të përhapet më tej.
Burimi:
javanews.al