Betonierja ra nga rrethrrotullimi i Saukut në autostradë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur
Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i betonieres dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe ai është drejtuesi i makinës me të cilën u përplas betonierja pas rënies.Sipas këtij raportimi nuk janë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit. “Një betoniere ra nga lartësia në autostradë në afërsi të TEG, viktima është drejtuesi i betonieres. Nuk dihen ende shkaqet e plota të aksidentit nëse kemi të bëjmë me shpejtësi tej normave apo me humbje të kontrollit.Deri tani konfirmohet një viktimë dhe po ashtu nga të dhënat një i plagosur në gjendje të rëndë.Kur betonierja ka rënë është përplasur me një mjet “Audi”...
Burimi:
ntv.al