Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam 3.5 mln euro të ardhura, i justifikoj me dokumente bankare
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, u paraqit këtë të enjte në GJKKO, ku dha dëshminë e tij në procesin gjyqësor që lidhet me konfiskimin e 34 pasurive të lidhura me Ervis Martinaj dhe persona të afërt me të, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 milionë euro. Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese, Mustafa Martinaj foli për aktivitetin e tij ndër vite, duke deklaruar se të ardhurat e familjes janë krijuar nga bizneset dhe aktivitetet private që ka zhvilluar prej fundit të viteve ’90. “Jam me profesion ekonomist. Kam pësuar një aksident në fund të viteve ’90, shumë të rëndë. Jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë dhe Mirditë. Pas...
Burimi:
javanews.al